Lidhje

Shpërthim masiv në Teksas


Autoritetet në Teksas thonë se të paktën 5 persona, e ndoshta kjo shifër mund të rritet në 15, janë vrarë në një shpërthim masiv në një uzinë për prodhimin e plehut kimik në Teksas, duke lënë të paktën 160 të plagosur. 50 deri në 75 shtëpi brenda një rrezeje prej 5 blloqesh u dëmtuan, ose u shkatërruan.

Autoritetet kanë filluar hetimet dhe policia thotë se sipas të dhënave, duket që shkaku i shpërthimit të ketë qenë një aksident.

Uzina ndodhet në një komunitet të vogël pranë qytetit Waco të Teksasit. Rreth 2 mijë e 800 banorë janë evakuuar, mes tyre edhe rreth 100 banorë të një azili me të moshuar.

Një fushë futbolli aty pranë u shndërrua menjeherë pas shpërthimit në një spital të hapur për trajtimin e viktimave.
XS
SM
MD
LG