Lidhje

Telegraph: Britania heq dorë nga kundërshtimi ndaj dënimit me vdekje


Sipas lajmit të një gazete britanike, qeveria britanike "ka hequr dorë fshehurazi nga kundërshtimi i saj ndaj dënimit me vdekje dhe ndaj burgut i Guantanamos" në mënyrë që dy xhihadistë - anëtarë të të ashtuquajturit grup terrorist Beatles - të mund të ndiqen penalisht në Shtetet e Bashkuara.

Gazeta Telegraph thoshte se kishte parë dokumente që tregojnë se qeveria është e gatshme t’u dorëzojë Shteteve të Bashkuara personat Alexanda Kotey dhe Shafee El-Sheikh pa asnjë "siguri" se ata nuk do të ekzekutohen.

Ligji britanik nuk e lejon dënimin me vdekje.

Gazeta tha se kishte parë dokumente që përshkruanin kushtet e planit, duke përfshirë një letër nga Sekretari i Brendshëm Britanik Sajid Javid për Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA Jeff Sessions, ku thuhej se Britania nuk po kërkonte "siguri" që dy personat nuk do të ekzekutoheshin.

Sipas njoftimit të gazetës, Sekretari i Shtetit ishte i shqetësuar se ligji britanik "mund të mos ishte aq i fuqishëm sa të siguronte një ndjekje ligjore të suksesshme".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG