Lidhje

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 trondit Japoninë jugore


Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 trondit Japoninë jugore
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 trondit Japoninë jugore

Sizmiologët thonë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 tronditi sot Japoninë jugore, por nuk ka pasur njoftime për dëme apo viktima dhe nuk ka pasur paralajmërim për cunami.

Instituti Gjeologjik amerikan thotë se epiqendra ishte në ishujt Izu, 486 kilometra në Jug të Tokios. Tërmeti goditi në një thellësi prej 371 kilometra.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ra pasdite dhe shkaktoi lëkundjen e ndërtesave.

Japonia verilindore u godit më 11 mars nga një tërmet masiv dhe cunami që shkaktoi vdekjen e afro 20 mijë vetëve.

XS
SM
MD
LG