Lidhje

4 të vdekur nga tërmeti në Italinë veriore


Një tërmet me fuqi 6 ballë ka tronditur Italinë veriore duke vrarë të paktën 4 vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan thotë se tërmeti e kishte epiqendrën 35 kilometra nga Bolonja.

Tronditjet u ndjenë në ora katër të mëngjesit të sotëm, duke detyruar banorët e tmerruar të dilnin në rrugë.

Tre vetë gjetën vdekjen pas shembjes së një fabrike qeramike në qytetin e San Agostinos. Një tjetër vdiq në Ponte Rodoni.

Tërmeti ka lënë pas edhe dëme të konsiderueshme materiale.

XS
SM
MD
LG