Lidhje

Tërmeti në Meksikë, presidenti Calderon thotë se nuk ka njoftime për dëme të mëdha


Një tërmet i fuqishëm prej 7.4 ballë goditi dje zonën e Akapulkos në bregun e Paqësorit në Meksikë, por presidenti i vendit Felipe Calderon tha se nuk ka njoftime për dëme të mëdha.

Qendra e vëzhgimeve gjeologjike amerikane tha se epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në shtetin e Guerreros në juglindje të Meksikës. Tërmeti shkaktoi lëkundje të banesave dhe i detyroi banorët e qytetit të Meksikos që të dilnin të frikësuar nëpër rrugë.

Por kryetari i bashkisë së këtij qyteti tha se nuk kishte parë dëme serioze gjatë vëzhgimit që i bëri zonës me helikopter.

Zyrtarët thanë se struktura e qiellgërvishtësit më të lartë në qytetin e Meksikos, është ndërtuar që të përballojë tërmetet dhe e përballoi mjaft mirë tërmetin e djeshëm.

XS
SM
MD
LG