Lidhje

Tërmeti që goditi SHBA më i forti në 67 vitet e fundit


Tërmeti që goditi SHBA më i forti në 67 vitet e fundit
Tërmeti që goditi SHBA më i forti në 67 vitet e fundit

Një tërmet me fuqi 5.8 ballë goditi dje bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve ky tërmet regjistrohet si më i fuqishmi në 67 vitet e fundit në këtë rajon.

Pranë epiqendrës së tërmetit ndodhet reaktori bërthamor North Ana, i cili u fik automatikisht, duke kaluar në sistemin e funksionimit me gjeneratorë. Sipas zyrtarëve ky reaktor është ndërtuar që të përballojë tërmete me fuqi deri në 6.2 ballë.

Nuk ka njoftime për dëme njerëzore apo dëme të mëdha materiale, por zyrtarët paralajmërojnë për pasgoditje të vogla që mund të ndodhin në ditët në vazhdi

Tërmeti i djeshëm me fuqi 5.8 ballë që tronditi pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara ishte më i forti që nga viti 1944. Kështu deklarojnë zyrtarë të Qendrës së Studimeve Gjeologjike të SHBA.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në qytetin e vogël Mineral në lindje të shtetit të Virxhinas, tronditi shtëpitë deri në Otava të Kanadasë dhe shkaktoi evakuimin e banorëve në qytetet më të mëdha përgjatë këtij rajoni.

Në Uashington, 144 km larg epiqendrës së tërmetit, pikat turistike dhe monumentet u mbyllëm, ndërsa kryhej isnpektimi i godinave.

Zyrtarët thonë se monumenti i Uashingtonit, obeliksu 170 metra i lartë në Parkun Kombëtar, u mbyll mbasi u zbuluan krisje në pjesën e sipërme të tij.

Edhe katedralja Kombëtare e Uashingtonit u mbyll për vizitorët mbasi i ranë tre nga 4 elementët gotikë të saj.

Autoritet evakuan ndërtesën e kongresit, Pentagonin si dhe ndërtesa të tjera federale. Edhe ndërtesa e Zërit të Amerikës u evakuua dhe transmetimet e drejtpërdrejta ndaluan përkohësisht, por ato rifilluan përsëri pasi punonjësit u lejuan të hynin në ndërtesë.

XS
SM
MD
LG