Lidhje

Studim i ri mbi luftën kundër terrorizmit në internet


Termi "lone wolf" ose “ujku i vetmuar” që i atribuohet individëve që kryejnë sulme terroriste pa ndihmën e askujt, është bërë pjesë e fjalorit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kërcënimi terrorist ka evoluar nga sulmet në shkallë të gjerë në ato të kryera nga individët e radikalizuar në izolim. Por një raport i ri pohon se tipologjia "ujku i vetmuar" është e gabuar dhe mund të jetë kundërproduktive në luftën kundër terrorit.

Mars 2017. Një sulmues i vetëm shtyp me furgon këmbësorët në Urën Westminster të Londrës, duke vrarë katër vetë, para se të vritej nga policia.

Tre muaj më vonë, një person shtypi me kamion besimtarët myslimanë jashtë një xhamie në veri të Londrës.Në tetor, Stephen Paddock hapi zjarr ndaj turmave në një festival muzikor në Las Vegas, duke vrarë 58 njerëz.

Disa javë më vonë, një njeri tjetër shtypi me furgon çiklistët në Nju Jork, duke vrarë tetë vetë.Vetëm disa nga sulmet e fundit janë përshkruar nga politikanët dhe mediat si akte terroriste nga të ashtuquajturit "ujqër të vetmuar".

Por termi është i padobishëm, thotë eksperti i terrorizmit Paul Gill, bashkëautor i një studimi të kohëve të fundit që ka analizuar 100 sulmet e fundit terroriste në të gjithë globin.

"Radikalizimi ndodh rrallë kur ka një vakum. Zakonisht kjo bëhet ose lehtësohet nga ndërveprimet me njerëz të tjerë, duke u takuar me ta ose duke komunikuar përmes internetit. Rreth 60 për qind e tyre i njoftojnë njerëzit, miqtë, ose anëtarët e familjes mbi planet e tyre."

Policia thotë se përshkrimi është i ngjashëm me atë të sulmuesit vetëvrasës në Mançester, Salman Ramadan Abedi, i cili realizoi sulmin vetëm, por kishte njoftuar njerëz të tjerë mbi planet e tij.Gill argumenton se emërtimi "ujku" është gjithashtu i gabuar.

"Kjo në njëfarë mënyre u jep atyre këtë shëmbëlltyrë të të qenit dinakë, ' të zgjuar', gjëra që janë të frikshmne. Ndërkohë që shumica dërrmuese e tyre janë mjaft të paaftë, dhe bëjnë shumë gabime operacionale. Shumë prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe dhune, të tjerë kanë një histori me probleme të shëndetit mendor".

Kjo i ndihmon shërbimet e inteligjencës të zbulojnë dhe të ndalojnë shumë sulme. Ata që nuk zbulohen përfundojnë në titujt e lajmeve, ku përdorimi i etiketimit "ujku i vetmuar" i jep shtytje trajektores së radikalizimit, thotë Paul Gill.

"Shumë prej tyre janë në kërkim të një statusi, një identiteti. Ata duan të shihen si njerëz të mëdhenj, të fortë , dhe duan që imazhi i tyre të kujtohet për një kohë të gjatë dhe të adhurohet nga njerëz të tjerë. Pra, në fakt, kur media fillon të fryjë imazhin e tyre më pas, ajo bën pikërisht punën që ata duan".

Zoti Gill thotë se duke marrë parasysh nivelin e lartë të radikalizimit dhe komunikimit që po ndodh në internet, kompanitë e mediave sociale duhet të jenë më të shpejta në heqjen nga interneti të materialeve si ato për prodhimin e një bombe, që ndihmojnë individët e radikalizuar në kryerjen e sulmeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG