Lidhje

Terrorizmi, arrestohen 10 shqiptarë e italianë


Operacion i policisë italiane në disa qytete. Në pranga të afërmit e një cifti italo-shqiptar që po lufton në Siri. Në Lushnje arrestohet Baki Coku, daja i luftëtarit shqiptar Aldo Kobuzi

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë ekzekutuar sot urdhër arrestet për 10 persona të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste në emër të Shtetit Islamik. Në pranga kanë përfunduar katër italianë, një shtetas kanadez dhe 5 shqiptarë, njëri prej të cilëve u arrestua nga policia shqiptare në qytetin e Lushnjes.

Bëhet fjalë për 40-vjecarin Baki Coku, i cili jeton në Itali, por ishte kthyer pak ditë më parë në Shqipëri për të takuar të afërmit e tij.Coku është daja i 27 vjecarit shqiptar Aldo Kobuzi, i cili së bashku me bashkëshorten e tij italiane Maria Giulia Sergio, dhe nënën e tij, ndodhen që prej shtatorit të shkuar në Siri ku i janë bashkuar njësive të organizatës terroriste ISIS.

Kanë qenë pikërisht përgjimet e komunikimeve që cifti ka patur me të afërmit, që cuan sot në arrestimin ndër të tjera edhe të prindërve dhe motrës së italianes, si dhe të tezes së shqiptarit Kobuzi, Arta Kacabuni, 41 vjec. Sipas policisë italiane edhe ata po përgatiteshin për t’ju bashkuar ciftit në Siri.

XS
SM
MD
LG