Lidhje

Teksas, vazhdojnë përpjekjet e ndihmës

  • Zllatica Hoke

Agjencitë e shpëtimit në Hjuston po përpiqen të gjejnë shtretër për dhjetëra mijëra banorë që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të Uraganit Harvey dhe pasojat e reshjeve rekord. Zyrtarët thonë se procesi i rimëkëmbjes do të jetë i gjatë dhe i shtrenjtë.

Disa banorë shpresonin ta kalonin pa probleme Uraganin Harvey, kur stuhia goditi bregun jugor të Teksasit të premten vonë. Por, pas disa ditë shirash, ata u detyruan të largoheshin nga shtëpitë për të kërkuar ushqim.

"As nuk e imagjinova se do të ishte kaq katastrofike ..është e tmerrshme," thotë kjo banore.

Rreth 3 mijë e 500 njerëz janë shpëtuar. Policia, zjarrfikësit dhe trupat e Gardës Kombëtare vazhdojnë të kërkonin njerëzit e bllokuar. Qytetarët po ndihmojnë njëri-tjetrin.

"Nuk mund ta përfytyroni sa e vështirë është psikologjikisht. Në këto raste njeriu preket thellë dhe thotë me vete: çfarë mund të bëj për fqinjin tim dhe çdo gjë tjetër harrohet,” thotë Billy Goffney.

Që nga e premtja stuhia në brendësi, duke përmbytur zona të gjera me 40 deri 80 centimetra shi. Ndërsa ata që u evakuuan kanë nevojë për ndihmë, ka të tjerët që ende presin që të shpëtohen.

Garda Kombëtare tha të martën se 30 helikopterë po mbështesin përpjekjet e shpëtimit, por në ditët e ardhshme mund të mobilizohen deri në 100 mjete fluturimi. Një zëdhënës i njësisë së operacioneve të brendshme tha se deri në 30,000 anëtarë të gardës si dhe një anije amfibe mund të thirren për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.

"Çdo mjet ushtarak që mund të ndihmojë autoritetet civile për rimëkëmbjen nga Uragani Harvey është vënë në dispozicion," thotë gjeneral majori Witham i Gardës Kombëtare.

Agjencitë e ndihmave po sigurojnë ushqim, veshje dhe sende të tjera për njerëzit e shpëtuar nga përmbytjet.

Oferta për ndihmë kanë filluar të vijnë nga i gjithë vendi, por edhe nga jashtë. Ekipi i bejzbollit të Hjustonit, Astros, tha se po dhuron 4 milionë dollarë. Ndeshjet e bejzbollit të planifikuara për t'u zhvilluar në Hjuston do të zhvendosen në qytete të tjera. Lojtari i Astros, George Springer, thotë se ekipi po përpiqet të mbahet fort.

"Është e vështirë, por kjo është shtëpia jonë; edhe djemtë tanë kanë familje, kanë shtëpi dhe është mjaft e vështirë, por ne e kuptojmë se obligimi ynë është të luajmë sa më mirë.”

Një numër njerëzish të tjerë të famshëm kanë premtuar donacione për fondet e ndihmës.

Zyrtarët thonë se rimëkëmbja nga uragani Harvey do të jetë më e gjatë dhe më e kushtueshme se nga çdo stuhi tjetër në të kaluarën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG