Lidhje

6 të vdekur nga një tornado në Teksas


Autoritetet thonë se dhjetra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga stuhia e fuqishme, që kaloi mbrëmë përmes qytetit Gransbury, në jug të Dallasit

Të paktën 6 vetë humbën jetën kur një tornado goditi një qytezë të vogël pranë Dallasit në shtetin e Teksasit.

Autoritetet thonë se dhjetra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Stuhia e fuqishme kaloi mbrëmë përmes qytetit Gransbury, në jug të Dallasit.

Dhjetra banorë kanë marrë plagë të ndryshme dhe janë dërguar në spital.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes rënojave.
XS
SM
MD
LG