Në Kosovë kryeministri sërish hodhi poshtë idenë e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, ndërsa mospajtimet janë thelluar pas një kërkese të presidentit Hashim Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të interpretuar atë pjesë të Kushtetutës që përcakton përgjegjësitë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Idetë për prekje kufijsh, që u hodhën nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, kanë nxitur qëndrime të ndryshme edhe në diplomacinë ndërkombëtare.
Facebook Forum