Reagimet për vdekjen e ish kryeministres britanike, Margaret Thatcher po vijnë nga e gjithë bota.
Presidenti Barack Obama tha me anë të një deklarate se "bota ka humbur një prej kampionëve të lirisë".
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso vlerësoi kontributin e saj për një Evropë më të qëndrueshme.
Ish presidentja franceze, Valerie Giscard d'Estaing e kujtoi zonjën Thatcher si një udhëheqëse, që gjithnjë vuri mbi çdo gjë, interesat e vendit të saj. Presidenti izraelit, Shimon Peres e cilësoi atë të jashtëzakonshme.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se bota do ta ndjejë mungesën e rolit të saj udhëheqës, madje ai e quajti atë "pionere" për kontributet e saj për paqe dhe siguri gjatë kulmit të luftës së ftohtë.