Lidhje

Themeluesi i faqes Wikileaks do të drejtojë një program televiziv në Rusi


Themeluesi i faqes Wikileaks do të drejtojë një program televiziv në Rusi
Themeluesi i faqes Wikileaks do të drejtojë një program televiziv në Rusi

Themeluesi i faqes Wikileaks Juliane Assange po drejton një program televiziv i cili do të nisë transmetimin në një stacion shtetëror televiziv në Rusi.

Televizioni RT njoftoi sot se do të nisë transmetimin e programit të Assang-it në mes të muajit mars. Në këtë njoftim thuhet se ai po xhiron nga shtëpia e tij në Britani ku mbahet në arrest dhe prej nga po kundërshton ekstradimin e tij në Suedi për t’u gjykuar nën akuzat mbi dyshimet për përdhunim.

Televizioni RT u hap në vitin 2005 si një kanal lajmesh 24 orë në gjuhën angleze, që ka si qëllim promovimin e pikëpamjeve të Rusisë për çështjet ndërkombëtare. Ky stacion ka një shikueshmëri në nivel botëror prej 430 milionë vetësh. Kanali televiziv nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e programit, duke thënë se “detajet e episodeve dhe të ftuarit janë sekret për momentin”.

XS
SM
MD
LG