Lidhje

SHBA: Departamenti i Shtetit kufizon hyrjet në programin kompiuterik për të dhënat diplomatike


SHBA: Departamenti i Shtetit kufizon hyrjet në programin kompiuterik për të dhënat diplomatike
SHBA: Departamenti i Shtetit kufizon hyrjet në programin kompiuterik për të dhënat diplomatike

Qeveria amerikane po përpiqet që të parandalojë rrjedhjen e ardhshme të informacionit sekret, siç ndodhi me publikimin e mijëra dokumentave sekrete në faqen Wikileaks.

Zyrtarë amerkanë thanë dje se Departamenti i Shtetit ka ndërprerë qasjen ushtarake në programin e të dhënave për kabllogramet diplomatike në një përpjekje për të parandaluar një rrjedhje tjetër të mundshme informacioni.

Zyrtarët dyshojnë se një ish analist i shërbimeve sekrete i cili kishte mundësinë të hynte në rrjetin e klasifikuar si sekret ( i njohur si SPIRNet), ështe burimi i nxjerrjes së dokumentave.

Ndërkaq, Interpoli e ka vendosur themeluesin e faqes Wikileaks, Julian Assange në listën e njerëzve më të kërkuar mbasi Suedia ka lëshuar një urdhër arresti për të si pjesë e një hetimi për përdhunim. Ky hap e bën më të vështirë për Asangin që të udhëtojë nëpër vende të ndryshme.

Po ditën e djeshme, Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates tha se publikimet e Wikileask janë irrituese por nuk kanë ndikim të madh.

Gates iu tha gazetarëve në Uashington se rrjedhja e kabllogrameve diplomatike ka patur vetëm ” një ndikim të pakët” në marrëdhëniet me vendet e tjera.

XS
SM
MD
LG