Lidhje

Thirrje për mëshirë ndaj Edward Snowdenit


NSA Surveillance Snowden
NSA Surveillance Snowden
Gazetat the New York Times dhe the Guardian po bëjnë thirrje për mëshirë ndaj Edward Snowdenit, ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA që bëri publik një numër të madh detajesh për përgjimet e fshehta amerikane.

30 vjeçari Snowden është në strehim politik në Rusi, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë kthimin e tij për t’u përballur me akuzat për spiunazh dhe një dënim të gjatë me burgim nëse shpallet fajtor.

Në një editorial në numrin e saj të sotëm, the New York Times shkruante se Snowdeni mund të ketë kryer një krim, por shtonte se “ai i ka bërë një shërbim të madh vendit” duke u dhënë amerikanëve informacionin e parë të hollësishëm mbi programet e përgjimit të NSA-së.

Gazeta shkruan se Presidenti Barack Obama duhet të udhëzojë “këshilltarët e tij që të fillojnë përpjekjet për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund poshtërimit të zotit Snowden”.

The Guardian tha se nxjerrja e informacionit nga Snowden ishte një “veprim me kurajo morale” dhe se zoti Obama duhet ta lejojë atë “të kthehet në Shtetet e Bashkuara me dinjitet”.
XS
SM
MD
LG