Lidhje

Takim Albright-Timoshenko


Një prej kandidatëve për president në Ukrainë është ish-kryeministrja Julia Timoshenko. Sot ajo u takua në Kiev me ish-sekretaren e Shtetit Madeline Allbright. Zonja Allbright, e cila është Drejtoreshë e Institutit Kombëtar Demokratik me bazë në Washington, drejton një grup vëshguesish ndërkombëtarë, të cilë po ndjekin procesin zgjedhor në Ukrainë. Ajo tha se i kanë bërë përshtypje të veçantë përgatitjet që po bëhen në Ukrainë për zgjedhjet.

21 kandidatë konkurojnë nesër në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës. Anketat tregojnë se miliarderi Petro Poroshenko, biznesmeni i njohur si mbreti i çokollatës kryeson garën, i pasuar nga zonja Tymoshenko. Shumica e anketimeve tregojnë se zoti Poroshenko nuk do sigurojë dot shumicën e nevojshme për të dalë fitues i zgjedhjeve, por ai mund të fitojë balotazhin që mendohet të mbahet më 15 qershor.
XS
SM
MD
LG