Lidhje

Tirana dënon arrestimin e policëve të Kosovës


Ndaj arrestimit të policëve të Kosovës nga autoritetet serbe, reagoi sot edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Në një deklaratë të kësaj ministrie thuhet se ajo “e dënon me forcë aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës”.

“Akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.

Nëpërmjet kësaj deklarate, ministria e jashtme shqiptare, kërkon nga autoritetet përgjegjëse në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG