Lidhje

Tomas Xheferson, një kopshtar i apasionuar


Tomas Xheferson, një kopshtar i apasionuar
Tomas Xheferson, një kopshtar i apasionuar

Vizitorët që ndjekin turin me ciceronë në Montiçelo, shpesh mbeten të habitur kur mësojnë se ish-Presidenti amerikan ka pasur një pasion të gjatë për kopshtarinë.


"Do të flasim për Xhefersonin si fermer, shkencëtar dhe arkitekt i përsosur i mjedisit, por edhe si një person që u përpoq të hidhte farat e agronomisët në vendin tonë,” thotë ciceronia.

Tomas Xhefersoni e trashëgoi këtë plantacion me sipërfaqe 2000 hektarësh, që në rini. Ai projektoi shtëpinë dhe kopshtin me lule si dhe mbolli pemë frutore e vreshta. Piter Heç është drejtor i kopshteve dhe mjediseve rrethuese të vilës Montiçelo dhe bën çdo ditë një kontroll të kopshtit të zarzavateve me gjatësi 300 metra."Ky ishte për Tomas Xhefersonin një formë laboratori, një formë Ishulli Elis, ku ai sillte bimë të reja e të pazakonta nga e gjithë bota. Xhefersoni dokumentonte mbjelljen e 330 varietete zarzavatesh dhe 170 varietete frutash në këtë kopësht”.

Tomas Xhefersoni mblidhte fara nga e gjithë bota dhe regjistronte mbarëvajtjen e tyre në Regjistrin e Koptshtit, një ditar që e mbajti që nga viti 1766 deri në 1824.
“Xhefersoni mbillte fara që ishin sjellë nga zona tropikale e kontinentit amerikan, nga Afrika dhe zgjeronte koleksionin. Nuk dihet nëse dikush tjetër ka mbjellë kaq shumë varietete në një vend të vetëm, para se Xhefersoni të mbillte kopshtin e Montiçelos”.

Piter Heç thotë se misioni it tij është t’i mbetet besnik trashëgimisë që la pas Xhefersoni në Montiçelo, duke e pasuruar koleksionin e varieteteve të kopshtarisë së shekullit të 19.“Një ndër shqetësimet e mia ka qenë të gjej varietete të vjetra zarzavatesh, të njëjtat specie që Xhefersoni kultivonte dhe t’i kultivoj në mënyrë interaktive, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin aspektet e punës së Xhefersonit nga pikëpamja agronomike”.

Kris Somers dhe Doug Corley, vizitorë nga Denver i Kolorados kanë mbetur të mahnitur nga pamja që ka përballë Montiçelo, ngastrat gjeometrike dhe historia e kopshtit. "E shoh dorën e tij këtu, pasi ai ishte tepër i përpiktë dhe metodik, edhe në eksperimente”.

Piter Heç thotë se këshillat e Tomas Xhefersonit për kopshtarët e sotëm do të ishin – bëni eksperimente! Për të filluar, mjafton të blesh fara të mbledhura nga kopshti i Xhefersonit, që shiten në dyqanin e suvenireve në Montiçelo.

XS
SM
MD
LG