Lidhje

20 vjetori i Traktatit të Mastritit


Analistët thonë se Traktati i Mastritit krijoi një bashkëpunim më të ngushtë politik dhe ekonomikë mes vendeve të BE-së

20 vjet pas Traktatit të Mastrihtit i cili çoi në krijimin e Euros, përpjekja e Bashkimit Evropian për forcimin gjithnjë e më të madh të këtij bashkimi duket gjithnjë e më vështirë për qytetarët të cilët janë të lodhur nga kriza e borxheve. Traktati i Mastrihtit hyri në fuqi më 1 nëntor të vitit 1993, duke angazhuar vendet anëtare në një program ambicioz për një bashkëpunim më të ngushtë politik dhe ekonomik të koordinuar nga Brukseli dhe përfundimisht çoi në krijimin e monedhës së përbashkët në vitin 1999. Por analistët kanë mendime të ndryshme në lidhje me ndikimin e tij.

Krijimi i bashkimit monetar ishte një hap i madh përpara dhe një ndërmarrje që nuk ishte realizuara më parë.

Drejtori i Qendrës për Marrëdhëniet Trans-Atlantike në Univeristetin Johns Hopkins, Daniel Hamilton thotë se Traktati i Mastrihtit thelloi bashkëpunimin ekonomik mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Traktati në një mënyrë ka vulosur trajektoren e Bashkimit Evropian duke e thelluar natyrën e këtij Bashkimi që çoi në krijimin e Euros, krijimin e një shkëmbimi më të madh ekonomik dhe krijimin e një tregu të përbashkët”.

Zoti Hamilton gjithashtu tha se Bashkimi Evropian është një nga organizatat më të rëndësishme në botë në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare.

“BE është një nga organizatat më komplekse dhe më të rënëdishme në botë në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare. Prandaj ne duhet të përpiqemi ta kuptojmë më mirë atë”.

Megjithë ndikimin pozitiv që ka pasur Traktati i Mastritit, analistë të tjerë thonë se bashkimi monetar nuk ishte i plotë, nuk kishte elementet e nevojshme për t’u siguruar që rregullat e miratuara të respektoheshin nga të gjithë.

Traktati i Mastritit është i njohur për vënien e kufizimeve mbi defiçitin buxhetor për vendet anëtare në 3 përqind të prodhimit të brendshëm bruto dhe në 60 përqind të borxhit kombëtar.

Por këto rregulla nuk janë zbatuar me vullnet të plotë. Franca dhe Gjermania i kanë shkelur kufizime pa u ndëshkuar fare.

“Pakti nuk është respektuar, veçanërisht nga vendet e mëdha të cilat nuk i zbatuan rregullat e traktatit në vitet 2003 dhe 2004”.

Në kohën kur shpërtheu kriza globale financiare në vitin 2007, borxhet e shumë vendeve anëtare kishin arritur nivele të larta, dhe disa vite më pas, për shkak edhe të kostos së lartë të paketave të shpëtimit, 25 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian i shkelën rregullat e Traktatit të Mastrihtit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian tani po përpiqen të riparojnë dëmin. 17 vendet e eurozonës po punojnë për krijimin e një kornize ku do përfshihen ndëshkime dhe shpërblime për të garantuar respektimin e rregullave.

Duke i hedhur një vështrim negociatave për Traktatin e Mastrihtit, analisti Daniel Gross i Qendrës për Studimin e Politikave Evropiane thotë se qeveritë “nuk kishin vullnetin” për të marrë vendime të vështira të cilat ishin të nevojshme.

Duke krahasuar brezin e udhëheqësve me gjeneralët të cilët planifikojnë për luftërat e kaluara në vend që të mendojnë për kërcënimet e ardhshme, zoti Gros thotë se rregullat e traktatit kishin të bënin më shumë me luftën kundër inflacionit se sa me parashikimin e problemeve sistemike me bankat.

Traktati i Mastrihtit nuk e përgatitit Evropën për “sfidat e mëdha të stabilitetit financiar” në momente krizash, thotë ai.

Nicolas Veron i Institutit Bruegel thotë se madje edhe në atë kohë, shumë vëzhgues kishin paralajmëruar se ddo të ishte shumë i vështirë planifikimi i një monedhe të përbashkët, pa krijimin e një bashkimi të plotë ekonomik, politik dhe bankar të nevojshëm për funksionimin e saj.

Në mungesë të kësaj mbështetje thelbësore për monedhën e përbashkët, rrënimi i bankave kërcënoi rrënimin e të gjithë sistemit duke çuar eurozonën në një recesion të thellë dhe duke detyruar qeveritë të zbatojnë programe të ashpra shkurtimesh buxhetore.

Në përgjigje të krizës, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përpoqën të luftonin krizën duke miratuar reforma për ta kthyer Evropën në rrugën e duhur, thotë Jean-Dominique Guiliani i Fondacionit Schuman.

Pavërësisht nga dështimet, zoti Guiliani mendon se Traktati i Mastrihtit është ende një nga objektivat më të mëdha që Evropa i vuri vetes”. “Që atëherë, asgjë nuk ka ndodhur”, thotë ai.

Por ish drejtori i Bankës Qëndrore Evropiane Jean-Claude Trichet thotë se evropianët nuk duhet t’i shikojnë gjërat vëtëm nga një këndvështrim negativ.

“Evropianët nuk mund të kenë gjithmonë një pikëpamje negative ndaj vetes. Mendoj se ky është një tundim i lidhur me faktin që Evropa dhe Euroja mund të përdoren gjithmonë si objekt kritikash”.

Ai thotë se evropianët duhet të kenë më shumë besim dhe të jenë më optimistë për të ardhmen.

“Ne jemi në gjysmë të rrugës, prandaj unë jam optimist, kam besim në këtë proces dhe i bëj thirrje të gjithëve që të kenë ndërgjegje për sfidat me të cilat po ndeshemi dhe se ky nuk është fundi i këtij procesi”.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian filloi zgjerimin në ish vendet komuniste të bllokut sovjetik dhe po kërkon një rol më të madh global.

Bashkimi Evropian tani ka 28 vende anëtare. Anëtarësimi i Kroacisë në korrik të këtij viti shënoi datën e shtatë të zgjerimit të BE-së. Pra që nga krjimi i bllokut gjashtë anëtarësh më 1957, BE është zgjeruar me shumë vende tjera.

Në vitin 1973 BE kishte 9 anëtarë, më 1981 kishte 10 dhe pastaj më 1986 kishte 12 anëtarë. Më 1995 BE kishte jo më pak se 15, kurse më 2004 BE pati zgjerimin më të madh duke arritur në 25 anëtarë. Nga viti 2007 deri më 2013 BE shtoi edhe dy anëtarë tjerë duke arritur në kuotën e 27 vendeve anëtare.

Për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, vendet kandidate duhet të dëshmojnë respektimin dhe mbështetjen e vlerave kryesore si garantimi i demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe funksionimi i ekonomisë së tregut.

Pjesë e respektimit të standarteve dhe rregullave të BE-së është edhe përkrahja e popullit të vendeve kandidate përmes një vote në parlament ose referendumit kombëtar. Në fund, anëtarësimi i vendeve kandidate bëhet me miratim nga të gjitha institucionet e BE-së dhe vendet anëtare të saj.Tani janë pesë vende që kanë statusin e vendit kandidat, Islanda, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Tre vende të tjera janë duke u konsideruar për të marrë statusin e vendit kandidat, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova.

Pra, me gjithë kritikat ndaj BE-së dhe Marrëveshjes së Mastritit, BE është duke vazhduar politikën e zgjerimit.

XS
SM
MD
LG