Lidhje

Regjisori Danny Boyle rikthehet me filmin Trance


Filmi Trance, një film me nota të larta thrilleri, është krijimi i fundit i Danny Boyle, i cili ka fituar çmimin Oscar me filmin Slumdog Millionaire. Ky film vë në pah inteligjencën e regjisorit Boyle. Dhe, natyra e veçantë regjisoriale e filmit ndihet në skenat e furishme, karakteret dramatike dhe muzikën e tij.

Simon, një shitës veprash arti, interpretuar nga James McAvoy, rrezikon jetën e tij për të fshehur një pikturë të Gojës nga një bandë.

Franku, kreu i bandës, e godet Simonin në kokë dhe nga kjo goditje Simon humbt kujtesën. Por Franku nuk e beson që Simoni vuan nga amnesia dhe e torturon atë që t’a bëjë të flasë. Gradualisht, ai e kupton se Simoni po tregon të vërtetën dhe e çon tek një mjeke që ushtron hipnozën për ta ndihmuar që t’i kthehet kujtesa.

Mjekja hipnotizuese është Elizabeth Lamb, interpretuar nga Rosario Dawson.
Në fillim të filmit, karakteret dhe marrëdhënia mes tyre duket e qartë dhe e përcaktuar. Simoni është viktima, Elizabetha mbrojtësja e tij dhe Franku i keqi. Por Danny Boyle, regjisori i filmit thotë se nuk ka asnjë formulë për filmin Trace.

“Që nga elemnetët përbërës të filmit si kostumet, tingulli, muzika, vendet ku zhvillohen ngjarjet, stili i xhirmimit, gjithçka është për të tërhequr shikuesin, e për t’i bërë të ndjehen si në karriken e hipnozës. Ka shumë linja filmi, e bukura e fimit është se cilën ju besoni”.

Filmi Trance ngjan me filmin Inception, që doli në vitin 2010. Por në filmin e Christopher Nolan, personazhet kryesore ndërtonin botë në pavetëdijen e tyre për korporatat e spiunazhit.

Personazhet e filmit Trance kanë memorie të dëmtuara dhe personalitete të thyer. Ata nuk janë ata që duken.

“Është një film me shumë linjam të cilat të tërheqin, por në fund vetë shikuesi është ai që duhet të kuptojë subjektin e plotë të filmit”.

Danny Boyle e krahason filmin Trance me një film të zhanërit noir (nuar), ku personazhi kryesor është misterioz, që bën për vehte një grua dhe ku nuk ka një personazh negativ të qartë. Ndonëse filmi Trance i Danny Boylit nuk është aq tërheqës sa fitusi i çmimit Oscar, Slumdog Millionaire, ai pasqyron personalitetin e gjallë dhe dominant të regjisorit të tij. Ai është befasues dhe argëtues njëkohësisht.
XS
SM
MD
LG