Lidhje

Transparency International: Partitë të deklarojnë shpenzimet


Transparency International: Partitë të deklarojnë shpenzimet
Transparency International: Partitë të deklarojnë shpenzimet

Një raport i publikuar sot nga Transparency International, i bën thirrje Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë e Serbisë të garantojnë raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike.

Sipas raportit, financimit të partive politike në pesë vendet e Europës Juglindore i mungojnë masa të forta transparence dhe sanksionet e duhura.

Transparency International bën thirrje që financat e partive poltike të verifikohen përmes një sistemi të besueshëm.

Raporti u bën thirrje agjensive kontrolluese të rrisin përpjekjet për miratimin e ligjeve të reja mbi financimin e partive politike.

“Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e çdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë”, thuhet në raportin e publikuar sot nga Transparency International.

Përsa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, thotë raporti, deklarimi publik i financimeve të partive politike duhet të forcohet më tej me afate kohore të qarta.

XS
SM
MD
LG