Lidhje

Bruksel: fillon gjyqi ndaj Salah Abdeslamit


Në Bruksel u zbehën shanset se një i dyshuar për sulmet terroriste të Parisit mund të hedhë dritë mbi ngjarjen e vitit 2015, më e rënda në historinë e vendit këto vitet e fundit.

Gjyqi i parë kundër Salah Abdeslamit u hap në Bruksel nën masa të rrepta sigurie dhe në një sallë të mbushur plot.

28-vjeçari Abdeslam, me mjekër dhe me flokë të gjata, qëndroi i heshtur shumicën e kohës gjatë procedurave të hapjes në gjykatën kryesore të kryeqytetit belg. Ai nuk pranoi të ngrihej kur iu kërkua nga gjyqtari dhe nuk iu përgjigj pyetjeve.

Më pas, Abdeslam akuzoi mediat për dënimin e padrejtë të tij që para se të niste gjyqi. Ai tha se muslimanët po gjykohen në mënyrë të padrejtë dhe pa mëshirë.

"Unë kam besimin tim tek Allahu," tha ai, sipas njoftimeve të gazetarëve të pranishëm.

Ishte hera e parë që 28 vjeçari Salah Abdeslam shfaqej në publik që kur u arrestua pothuajse dy vjet më të parë. Procesi katërditor ndaj nuk ka në qendër sulmet e nëntorit 2015 që shkaktuan vdekjen e 130 vetëve në Paris, por një shkëmbim zjarri me policinë belge që ndodhi dida ditë para se Abdeslami të arrestohej, pas disa muajsh në arrati.

Megjithatë gjyqi po ndiqet me shumë vëmendje, me shpresën se mund të hedhë dritë mbi aleancat dhe ngjarjet që lidhin sulmet e Parisit me tre sulmet me bomba në aeroportin e Brukselit dhe stacionin e metrosë në Malenbeek që shkaktuan vdekjen e 32 vetëve, disa ditë pas arrestimit të Abdeslamit.

“Ky proces ka në qendër një element të së panjohurës që do të na jepte mundësinë të krijonim një ide të qartë, se çfarë bëri ky grup terrorist dhe në këtë drejtim është shumë interesante, megjithëse zhgënjyese dhe jobefasuese që Saleh Abdeslam nuk po flet”, - tha Guillaume Denoix de Saint Marc, anëtar i V-Europe, shoqata e viktimave të terrorit

Edhe në të kaluarën, Abdeslami nuk ka pranuar të flasë me hetuesit në Francë për sulmet e atjeshme.

“Ne shpresonim që do të vinte një moment që ai ta ndryshonte strategjinë por ai jo vetëm nuk po e bën një gjë të tillë dhe nuk po u përgjigjt pyetjeve, por deklaratat e tij janë provokuese dhe keqdashëse, duke thënë se beson vetëm në zotin e tij dhe duke i thënë gjykatëses se nuk ka frikë prej saj ose aleatëve të saj”, - tha Philippe Duperron, babai i njërës prej viktimave të sulmeve të Brukselit.

Ai mendohet se luajti një rol qendror logjistik në përgatitjen e sulmeve. Sipas akuzave ai siguroi shtëpi të sigurta për autorët, transportoi përmes Evropës të dyshuar të tjerë dhe çoi me makinë tre autorët e sulmeve vetëvrasëse në stadiumin e futbollit të Parisit, ku ata hodhën veten në erë gjatë një loje mes Francës dhe Gjermanisë.

Sulmi në stadium ishte i pari në një sërë sulmesh në gjithë Parisin në në mbrëmje të ngrohtë nëntori. Terroristët vunë në shënjestër bare, restorante dhe sallën e koncerteve të Bataclanit, para se të hidhnin veten në erë, ose të vriteshin nga policia.

Gjyqi i Abdeslamit vjen në një kohë kur fokusi ndaj terrorizmit është zhvendosur në Evropë.

Ndërsa grupi Shteti Islamil është zmbrapsur në Siri dhe Irak, tani vëmendja po përqendrohet tek radikalët që po kthehen dhe ata që do të dalin nga burgjet evropiane në një të ardhme jo shumë të largët.

Gjyqi i Brukselit është vetëm njëri prej proceseve që do të mbahen në muajt në vazhdim që ka në qendër sulmet terroriste në gjithë rajonin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG