Lidhje

Presidenti Trump pret Mbretin Abdullah II në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Donald Trump u takua të hënën pasdite në Shtëpinë e Bardhë Mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump i pritën në Dhomën Ovale mbretin Abdullah dha bashkëshorten e tij Mbretëreshën Rania.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump dhe mbreti jordanez prekën në takim çështje si “terrorizmi, kërcënimi nga Irani, kriza në Siri, si dhe përpjekjet për një paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.''

Këshilltari i Presidentit dhe njëkohësisht dhëndërri i tij, Jared Kushner, u takua kohët e fundit me zotin Abdullah, gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, që synonte të hidheshin bazat për një plan paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Plani mendohet se mund të kundërshtohet nga palestinezët, ngaqë Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetit të Izraelit, një çështje e shumëdebatur në Lindjen e Mesme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG