Lidhje

Trump akuzon Kinën se lehtëson transportin e naftës për Penianin


Presidenti i SHBA, Donald Trump akuzoi të enjten Kinën se po lehtëson transportimin e naftës drejt në Koresë së Veriut, pavarësisht këmbënguljes së Pekinit se nuk i ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara që kufizojnë dërgesat e naftës për në vendin komunist.

Një gazetë e Koresë së Jugut njoftonte të enjten se anijet kineze dhe të Koresë së Veriut ishin takuar në mënyrë të paligjshme në det për të dërguar naftë në Korenë e Veriut.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi javën e kaluar sanksione të reja të me synimin për të kufizuar transportin e naftës drejt Koresë së Veriut në përgjigje të provave të fundit me raketa me rreze të gjatë veprimi nga Pheniani. Në nëntor, Koreja e Veriut testoi raketa balistike ndërkontinentale, për të cilat shumë ekspertë amerikanë kanë paralajmëruar se do të ishin në gjendje të goditnin kudo në territorin e SHBA.

Sanksionet synojnë të ndalojnë 90 për qind të eksporteve të produkteve të naftës së rafinuar për në Korenë e Veriut.

Kina ka thënë në mënyrë të përsëritur se po zbaton të gjitha rezolutat kundër Phenianit, pavarësisht dyshimeve në SHBA, Korenë e Jugut dhe Japoni se embargoja ka disa të çara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG