Lidhje

Presidenti Trump sulmon përsëri median


Presidenti amerikan Donald Trump i intensifikoi kritikat ndaj mbulimit nga media të adminstratës së tij, duke përdorur përsëri platformën e tij të preferuar të medias sociale.

Sot ai shkruante: "Mos e besoni median e lajmeve të rreme. Shtëpia e Bardhë po funksionon shumë mirë. Unë trashëgova një rrëmujë dhe kam filluar procesin e vënies së rregullit".

Në një mesazh tjetër të premten, ai shkruante se media e lajmeve të rreme është armike e popullit amerikan. Në fillim ai përmendte vetëm gazetën “The New York Times”, dhe televizionet CNN dhe NBC News në listën e tij.

Më pas e zëvendësoi atë me një mesazh tjetër pothuajse identik që shtonte dy televizione të tjera: ABC and CBS. Sulmi në rrjetin social, ishte i fundit në një sërë kritikash të ashpra kundër medias. Zëri i Amerikës i kërkoi Shtëpisë së Bardhë një koment për postimin në Twitter, por nuk ka marrë përgjigje.

XS
SM
MD
LG