Lidhje

Presidenti Trump në Mizuri për mbështetje mbi reformën e taksave


Presidenti amerikan Donald Trump shkon sot në shtetin Mizuri, në përpjekje për të siguruar mbështetje për reformën e sistemit të taksave

Sipas zyrtarëve të administratës, presidenti do të fokusohet në shpjegimin e nevojës për reformë, por nuk do të shpalosë një plan konkret se si do të bëhet ajo. Ai do të mbajë një fjalim në qytetin Springfild. Zyrtarët e administratës thanë gjithashtu se presidenti Trump do të theksojë nevojën e uljes së taksave si një mënyrë për të ndihmuar punëtorët amerikanë.

Në të kaluarën zoti Trump ka propozuar ulje të taksave për korporatat nga 35 në 15 për qind.

Që nga viti 1986, sistemi amerikan i taksave nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të ndjeshëm.

Partia Republikane e presidentit Trump kontrollon të dyja dhomat e Kongresit, por dështoi në përpjekjet e saj të mëparshme për të rishikuar një program tjetër të madh atë që lidhet me sistemin e kujdesit shëndetësor, pasi udhëheqësit e saj nuk qenë në gjendje të garantonin votat për këtë qëllim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG