Lidhje

Presidenti Trump shpall “emergjencë kombëtare”


Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, duke anashkaluar kështu Kongresin për të siguruar fondet për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. Veprimi i tij erdhi një ditë pasi ligjvënësit miratuan një ligj për sigurinë në kufi që nuk përfshinte të gjitha fondet që kishte kërkuar presidenti për të ndërtuar murin.

Presidenti Trump, tha se do ta nënshkruante gjendjen e emergjencës kombëtare, në mënyrë që të zhbllokojë miliarda dollarë fonde federale për murin.

“Do ta nënshktuaj gjendjen e emergjencës dhe është bërë shumë herë më parë. Bëhet fjalë për një pushtim të vendit tonë me drogë dhe trafik njerëzor”, tha ai.

Presidenti Trump tha se gjendja në kufirin jugor është urgjente dhe për këtë arsye fondet duhen siguruar në një mënyrë ose një tjetër. Për të përforcuar qëndrimin e tij, ai kishte sjellë në Kopshtin e Trëndafilave ku mbajti fjalimin, familje të atyre që janë vrarë nga imigrantë të paligjshëm. Ai pranoi se do të ketë reagime të ashpra sidomos nga demokratët.

“Kur dëgjon disa politikanë, veçanërisht demokratë, ata thonë se (rreziku më i madh) vjen nga pikat kufitare hyrëse, por kjo nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, tha ai.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati miratuan paketën për sigurinë e kufirit të enjten në mbrëmje, duke finacuar qeverinë dhe shmangur një mbyllje tjetër të saj.

Paketa jepte vetëm 1.3 miliardë dollarë për një barrier përgjatë kufirit prej 90 kilometrash, shumë më pak sesa 5.7 miliardë që ai kishte kërkuar.

Deklarimi i emergjencës kombëtare i jep Presidentit autoritetin që të marrë fonde nga zëra të tjerë të buxhetit federal dhe t’i përdorë për murin.

Pasi nënshkroi ligjin, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi kishte një mesazh për Presidetin.

"Pas kësaj të gjithë duhet të respektojmë Kushtetutënm veçanërisht nenin e parë, veçanërisht sistemin e kontrolleve dhe balancave. Nuk do të lejojmë që të anashkalohet Kongresi i Shteteve të Bashkuara”.

Demokratë dhe të tjerë me siguri do ta sfidojnë në gjykatë shpalljen e emergjencës kombëtare nga ana e Presidentit Trump, një lëvizje që do ta vononte ndërtimin e murit për vite me radhë. Sfida të tilla do të përcaktojnë gjithashtu kufijtë e pushtetit presidencial.

Edhe disa aleatë republikanë të presidentit në Kongres, nuk ishin të bindur për shpalljen e emergjencës kombëtare.

Përpjekja e tij për të zbatuar premtimin kryesor të fushatës, ka gjasa të pritet mirë nga baza e tij, por intensifikon gjithashtu akuzat se zoti Trump po abuzon me kompetencat e tij.

Zoti Trump tha se do të nënshkruajë ligjin për financimin e qeverisë federale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG