Lidhje

Trump: takimi me Korenë e Veriut mund të ndodhë


Presidenti Donald Trump tha të premten se takimi i planifikuar me udhëheqësin e Koresë s Veriut Kim Jong Un, që ai tha të enjten se e kishte anuluar, përsëri mund të ndodhë, sipas planit.

"Të shohim çdo të ndodhë", tha Trump, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, për të mbajtur një fjalim në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara. "Mundësia është që të mbahet pikërisht në datën 12 qershor,"- shtoi ai.

Shikoni: Trump komenton për takimin me Korenë e Veriut

Trump on N. Korea's Response to Summit Cancellation
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:37 0:00

Presidenti Trump tha se zyrtarë amerikanë dhe koreanoveriorë janë angazhuar në bisedime, që synojnë rigjallërimin e planeve për mbajtjen e takimit. "Ata duan shumë që kjo të ndodhë. Edhe ne duam. Të shohim se ç'do të ndodhë"- tha Presidenti amerikan.

Këto komente të zotit Trump i mbështeti edhe Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis. Ai u tha të premten gazetarëve në Pentagon se bisedimet që vazhdojnë mes Uashingtonit dhe Phenianit, mund të bëjnë që takimi të mbahet, sipas planifikimit.

I pyetur në se takimi do të mbahet më 12 qershor, sekretari Mattis nuk u shpreh, po shtoi se: "Diplomatët janë duke punuar për këtë çështje, por ende nuk ka ndryshuar ndonjë gjë."

Koreja e Veriut tha të premten se vazhdon të jetë e përkushtuar që të bisedojë për çmilitarizimin me Shtetet e Bashkuara, "kurdo qoftë dhe cilido qoftë formati".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG