Lidhje

Kremlini: mbi takimin e mundshëm Trump-Putin


Një zëdhënës i Kremlinit thotë se Vjena mund të jetë vendodhja e një samiti të mundshëm midis presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Dmitry Peskov tha të shtunën se dy udhëheqësit kishin biseduar në mars rreth një takimi dhe VJena ishte përmendur si një vend i mundshëm.

Ai tha megjithatë se nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Peskov, duke folur në Kinë, ku Presidenti Putin po merr pjesë në një samit rajonal, tha, “nuk ka patur marrëveshje konkrete dhe nuk po zhvillohen diskutime specifike tani për tani”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG