Lidhje

Presidenti Trump, tubim me mbështetësit në Florida


Presidenti Donald Trump do të mbajë sot në Florida një tubim të një stili të ngjashëm me ato të fushatës.

Zoti Trump shkoi në Florida për të kaluar fundjavën në pronën e tij Mar-a-Lago. 30 mijë vetë pritet të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet në qytetin Melbourne.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders i tha agjencisë Reuters se zoti Trump e planifikoi këtë aktivitet, pjesërisht se nuk mendon që mesazhi i tij përcillet gjithmonë saktësisht në lajme dhe se ai mund ta përçojë mesazhin e tij “në mënyrë efektive duke folur drejtpërdrejt me popullin amerikan”.

Tubimet e ngjashme me ato të fushatës nuk kanë qenë të pazakonta për presidentët e tjerë dhe Barack Obama mbajti aktivitete të ngjashme në fillim të presidencës së tij për të siguruar mbështetje për paketën e stimujve ekonomikë.

XS
SM
MD
LG