Lidhje

Trump: Raporti i Muellerit duhet të bëhet publik


President Donald Trump talks to reporters as he departs on travel to Ohio from the White House in Washington, March 20, 2019.
President Donald Trump talks to reporters as he departs on travel to Ohio from the White House in Washington, March 20, 2019.

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të fushatës së tij me Rusinë në zgjedhjet 2016, duhet të bëhet publik.

Por presidenti Trump përsëri vuri në pikëpyeti bazat për hetimin pothuajse dy vjeçar, i cili gjithashtu po shqyrton nëse vetë presidenti pengoi penalisht hetimin.

Me pritshmëritë se prokurori Mueller do të përfundojë punën e tij brenda disa javësh, pasi ka akuzuar tashmë gjashtë bashkëpunëtorë të zotit Trump dhe mbi dy 12 rusë, presidenti Trump tha se raporti sekret që do t'i dorëzohet Prokurorit të Përgjithshëm Bill Barr duhet të bëhet i ditur për publikun.

"Nëse doni që publiku ta shoh raportin, le ta shohin," u tha presidenti Trump gazetarëve.

Presidenti Trump vuri në pikëpyetje se si prokurori Mueller - një njeri " i cili kurrë nuk ka marr asnjë votë" - mund ta hetojë atë, duke pasur parasysh fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2016.

FILE - Then-FBI Director Robert Mueller testifies on Capitol Hill in Washington, June 13, 2013.
FILE - Then-FBI Director Robert Mueller testifies on Capitol Hill in Washington, June 13, 2013.

"Jam duke thënë me vete, prit një minutë, kam fituar një nga zgjedhjet më të rëndësishme të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi ... dhe personi që shkruan raportin nuk mori asnjëherë ndonjë votë" tha presidenti Trump duke iu referuar prokurorit Mueller.

'Raporti konfidencial'

Megjithatë, kjo mund të jetë e vështirë. Sipas rregullave Mueller, ish-drejtor i FBI-së, i emëruar në maj të vitit 2017 si prokuror i posaçëm, duhet ti paraqesë Prokurorit të Përgjithshëm Bill Barr "një raport konfidencial që shpjegon vendimin për ndjekje penale apo shmangien e tij".

Ky raport, thonë ekspertët, ka gjasa të publikohet në vija të përgjithshme - pasi mund të ketë të dhëna konfidenciale për njerëzit që nuk janë akuzuar, si dhe informacione sekrete të burimeve.

Por Prokurori i Përgjithshëm Barr është gjithashtu i detyruar t'i dorëzojë Kongresit përmbledhjen e vet të hetimit, një raport që mund të bëhet publik.

Barr, i cili ishte kritik i zotit Mueller para se presidenti Trump e caktoi atë në postin e Prokurorit të Përgjithshëm në shkurt, nuk do ti duhej të ishte aq i detajuar sa prokurori Mueller.

Sipas ekspertëve ligjorë, ai mund të shmang informacionin që mund të dëmtojë individë të tillë si presidenti Trump.

Nga ana tjetër, nëse Mueller gjen sjellje kriminale nga ana e presidentit Trump dhe beson se provat janë mjaft të forta për të mbështetur një mocion për të filluar procesin për shkarkimin e presidentit nga Kongresi, ai mundet, me lejen e prokurorit Barr, të shkruajë një raport të veçantë në atë rast.

Një pyetje e rëndësishme që do të shtrohej në një rast të tillë është nëse yoti Barr do ta lejonte një gjë të tillë dhe do të urdhëronte që raporti të bëhej publik.

'Gjueti shtrigash'

Presidenti Trump e ka quajtur në mënyrë të përsëritur hetimin e prokurorit Mueller një "gjueti të paligjshme shtrigash" gjatë dy viteve të fundit dhe e ka etiketuar ekipin e tij të hetuesve politikisht të njëanshëm.

Ndërsa prokurori Mueller ka lënë pak të kuptohet për mënyrën se si ai e sheh presidentin Trump dhe familjen e tij, si objektiva të mundshëm të hetimit, presidenti dhe Shtëpia e Bardhë kanë shtuar fushatën e tyre politike për të minuar legjitimitetin e hetimit.

"Asnjë bashkëpunim, nuk ka patur asnjë bashkëpunim", deklaroi presidenti Trump të mërkurën.

"Ishte fitorja më të madhe elektorale në historinë e vendit tonë, një nga më të mëdhatë," tha ai. "Ishte një sukses i madh, dhjetëra miliona votues .Tani dikush do të shkruajë një raport, dhe ai kurrë nuk mori asnjë votë.

"Do të shohim se çfarë thotë raporti. Le të shohim nëse është e drejtë."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG