Lidhje

Trump, thirrje për unitet vendeve myslimane në luftën kundër terrorizmit


Presidenti Trump mbajti një fjalim para udhëheqësve arabë, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, në kuadrin e një takimi rajonal në Rijad. Ai bëri thirrje për unitet mes vendeve myslimane në luftën kundër terrorizmit, duke e cilësuar atë "një luftë midis së mirës dhe së keqes”.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president, Doanld Trump tha se Shtetet e Bashkuara duan një koalicion me vende që “kanë synimin e përbashkët për të dëbuar ekstremizimin.”

“Nuk ekzistonn një luftë mes besimeve, sekteve, apo civilizimeve të ndryshme”- tha Presidenti Trump. “Kjo është një betejë me kriminleë barbarë”.

Presidenti Trump, i cili përmes një urdhëri ekzekutiv ka vënë në zbatim ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të myslimanëve nga 5 vende me shumicën e banorëve myslimanë, nuk përdori këtë herë frazën e debatueshme “terrorizmi i islamikëve radikalë”, siç ka vepruar shpesh me fjalimet e tij në Shtetet e Bashkuara.

Në të kundërt, këtë herë ai u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë t’i kundërvihen “krizës së ekstremizmit dhe grupeve terroriste islamike të frymëzuar nga ekstremizmi.” “Dëbojini ata!” tha Presidenti, duke e përsëritur disa këtë frazë, si një refren të fjalimit të tij.

"Terrorizmi është përhapur në të gjithë botën, por rruga drejt paqes fillon pikërisht këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë", shtoi zoti Trump, duke theksuar se "Amerika është e gatshme të qëndrojë me ju, në kërkim të interesave të përbashkëta dhe sigurisë së përbashkët . "

Përpara se të mbante fjalimin, presidenti Trump u takua me Këshillin e Bashkëpunimit të gjashtë vendeve të Gjirit për të diskutuar mbi mosmarrëveshjet me Iranin, se si duhet sjellur me atë vend dhe si të goditet militantizmi islamik.

Ky fjalim është një kthesë e habitshme për presidentin pas retorikës së tij "Amerika e Para" dhe deklaratave të fushatës që bënin thirrje për një "ndalim musliman" të mbështetur nga urdhrat e mëvonshëm që u përpoqën të kufizonin udhëtimin në gjashtë vende me shumicë myslimane.

Arabia Saudite është një destinacion i pashembullt për një vizitë fillestare jashtë shtetit nga çdo president amerikan, por vendi i pasur me naftë, që ka lidhje të thella në energji dhe mbrojtje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, nuk u vendos në ndalimet e udhëtimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG