Llogaria në Twitter e Presidentit (@realDonaldTrump) u çaktivizua mbrëmë për disa minuta.
Kompania Twitter thotë se hetimet për këtë incident treguan se llogaria e Presidentit Trump ishte mbyllur për 11 minuta nga një punonjës, për të cilin ishte dita e fundit e punës.
Një zëdhënës tha se kompania Twitter po vazhdon hetimet rreth rrethanave që lidhen me incidentin.
Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente lidhur me çaktivizimin prej disa-minutash të llogarisë së Presidentit të Twitter.
Facebook Forum