Lidhje

Trump paralajmëron përsëri për mur me Meksikën


Kandidati republikan për president Donald Trump, tha se do të detyrojë Meksikën të paguajë për ndërtimin e një muri 1600 kilometra të gjatë në kufi, duke kërcënuar se do të bllokojë miliarda dollarë që meksikanët në SHBA u dërgojnë familjeve të tyre.

Thirrja e zotit Trump për një mur të padepërtueshëm përgjatë kufirit jugor të SHBA me Meksikën ka qenë një nga arsyet që e ka rritur mbështetjen e tij në anketa.

Kritikët shpesh janë tallur me këtë ide dhe zoti Trump ka dhënë pak hollësi se si mund të paguhet për një mur të tillë që do të kushtonte rreth 8 miliardë dollarë.

Por, në një dokument që i dërgoi gazetës Washington Post, miliarderi i pasurive të patundshme, tha se nëse zgjidhet president ai do të kërkojë ndryshimin e një ligji amerikan të anti terrorizmit, për të bllokuar kështu paratë që u dërgojnë familjeve emigrantët nga Meksika, shumë prej të cilëve e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

XS
SM
MD
LG