Lidhje

Gjendet trupi i mjekut britanik të rrëmbyer 4 muaj më parë në Pakistan


Trupi pa kokë i një mjeku britanik që punonte për Kryqin e Kuq është gjetur në Kueta të Pakistanit afro katër muaj pasi u rrëmbye nga një grup militant.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq thanë se 60 vjeçari Kalil Rasxhid Dale administronte prej afro një viti një program për shëndetin në Kueta, kur u rrëmbye më 5 janar kur po kthehej në shtëpi nga puna. Nuk dihet identiteti i autorëve të rrëmbimit.

Drejtori i Kryqit të Kuq e dënoi incidentin si një akt barbar dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague e cilësoi vrasjen si një akt të çmendur dhe mizor.

Policia e Kuetas thotë se kishin gjetur në trupin e viktimës një shënim, ku talebanët merrnin përgjegjësi për vrasjen, duke thënë se mjeku ishte vrarë pasi nuk ishte paguar shuma e kërkuar për lirimin e tij.

XS
SM
MD
LG