Lidhje

Greqi: Kryeministri Tsipras viziton zonën e prekur nga zjarri


Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras vizitoi zonën e prekur nga zjarret e javës së kaluar që lanë dhjetra të vdekur në një vendpushim bregdetar në verilindje të Athinës.

Zoti Tsipras vizitoi Rafinën, duke përfshirë pjesën e djegur më tëndë, Matin dhe bisedoi me qytetarët, si dhe me zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarët që kanë shkuar të ndihmojnë.

Të hënën e kaluar, flakët e ushqyera nga erërat e forta, prekën zonën bregdetare në verilindje të Athinës duke u shndërruar në zjarret më vdekjeprurëse të Greqisë në disa dekada.

Shumica e viktimave humbën jetën nga zjarri, ndërsa disa të tjerë u mbytën ndërsa notonin për t’u shpëtuar flakëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG