Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Tunizi


Tunizia zgjodhi politikanin veteran Beji Caid Essebsi në votimet e para të lira presidenciale që kur shpalli pavarësinë nga Franca në vitin 1956.

Autoriteti i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve deklaroi sot se ish-ministri 88 vjeçar do të zëvendësojë presidentin aktual Moncef Marzouki pasi fitoi 56 për qind të votave.

Zoti Marzouki kishte shërbyer si president kalimtar që kur filloi Pranvera Arabe në vitin 2011.

Zoti Essebsi konsiderohej gjerësisht si kandidati i preferuar pas raundit të parë të votimeve muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG