Lidhje

12 të vrarë nga një shpërthim në Tunizi


Të paktën 12 njerëz u vranë në kryeqytetin e Tunizisë të martën nga shpërthimi që goditi një autobus, i cili transportonte pjestarë të trupave elitë të gardës presidenciale të vendit.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë në qendër të Tunisit.

Burimet presidenciale dhe të sigurisë thanë se bëhej fjalë për një sulm, por nuk ishte e qartë nëse ishte një bombë apo një eksploziv i vendosur në autobus.

Shpërthimi vjen 10 ditë pasi autoritetet rritën nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Këtë muaj, autoritetet tuniziane njoftuan shkatërrimin e një celule që sipas tyre kishin planifikuar sulme ndaj stacioneve policore dhe hoteleve në qytetin bregdetar Sousse, rreth 150 kilometra në juglindje të Tunisit.

Industria e turizmit në Tunizi është goditur rëndë këtë vit nga sulmet ekstremiste. Nga zjarri i hapur në një hotel luksoz në Sousse qershorin e kaluar u vranë 38 njerëz, kryesisht turistë, ndërsa në muajin mars një sulm i ekstremistëve islamikë në muzeun famshëm Bardo të Tunizisë pranë kryeqytetit u vranë 22 vetë.

XS
SM
MD
LG