Presidenti i Tunizisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, tetë ditë pasi një person i armatosur sulmoi turistët në plazh në një pikë turistike duke vrarë 38 vetë.
Nuk është e qartë përse Presidenti Beji Caid Essebsi vendosi të shpallë gjendjen e jashtëkonshme dhe çfarë nënkupton kjo masë.
Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pas largimit nga posti të ish-presidentit Zine el-Abidine Ben Ali për t’u dhënë fuqi speciale ushtrisë dhe policisë, u hoq në mars 2014.
Tunizia është përballur me një rritje të dhunës xhihadiste që kur shpërtheu revolucioni dhe mbetën të vrarë dhjetëra policë dhe ushtarë.