Lidhje

Shqipëri-Kosovë, treg të përbashkët turistik


Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve të cilat synojnë të ofrojnë paketa të përbashkëta për turizmin

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit e cila synon të krijojë kushtet për një reg të përbashkët mes dy vendeve në këtë sektor.

“Synimi ynë kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë”, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja shqiptare e Turizmit Englantina Gjermeni duke shtuar se “ne kërkojmë të zgjerojmë veprimtarinë e operatorëve turistikë të të 2 vendeve dhe të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarte më të mira”, tha ministrja Gjermeni.

Nga ana e tij ministri i Turizmit i Kosovës Bernard Nikaj u shpreh se “Kjo marëveshje do të vendosë në një kornizë institucionale bashkëpunimin mes institucioneve tona, i cili shumë shpejt do të konkretizohet me projekte të përbashkëta. Së bashku jemi më të fortë”, nënvizoi ministri Nikaj.
XS
SM
MD
LG