Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan në epërsi


Me qendrat e votimit tani të mbyllura, media turke njofton se kryeministri Recep Tayyip Erdogan po fiton zgjedhjet presidenciale me një diferencë të madhe bazuar në rezultatet paraprake.

Njoftimet thonë se me më shumë se 50 përqind të votave të numëruara, kryeministri ka shumë më tepër se 50 përqind të votave. Rivali i tij kryesor, Ekmeleddin Ihsanoglu, është në vendin e dytë me pak më shumë se 35 përqind të votave të numëruara deri tani.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga OSBE-ja i thanë Zërit të Amerikës se procesi i votimit të sotëm ishte i organizuar mire dhe i qetë.

Kryeministri Erdogan po përpiqet të zgjasë dominimin e tij politik prej një decade duke fituar zgjedhjet e para të drejtëpërdrejta presidenciale në vend.

Në të kaluarën, presidentët e Turqisë kanë qënë figura ceremonial, por zoti Erdogan thotë se në se zgjidhet ai ka në plan të ndryshojë kushtetutën dhe të krijojë një presidencë ekzekutive.

“Unë shpresoj se diçka e mirë do të dali nga këto zgjedhje. Gjëja më e bukur është se njerëzit do ta zgjedhin vetë presidentin e tyre.”

Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë ndërsa kryeministri Recep Tayyip Erdogan kandidon kundër Ekmeleddin Ihsanoglu, ish-shefi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Selahattin Demirtas i partisë pro-kurde Demokracia e Popullit.

“Ai është i drejtë dhe i sinqertë në çdo aspekt. Nuk besojmë çdo gjë që është thënë kundër tij. Unë po votoj për të sepse Erdogan sakrifikon veten për drejtësi dhe për t’i shërbyer popullit të tij. Prandaj ne nuk besojmë çdo gjë që thuhet kundër tij.”

Nëse zgjidhet, zoti Erdogan thotë se ka ndërmend të ndryshojë kushtetutën dhe të krijojë një presidencë ekzekutive. Në të kaluarën, presidentët e Turqisë kanë qenë figura ceremoniale.

Konservatorët fetarë, të cilët janë mbështetësit kryesorë të zotit Erdogan, e shohim ngjitjen e tij të mundshme në presidencë, si një arritje të madhe në përpjekjet e tij për të reformuar Turqinë. Gjatë një dekade si kryeministër, ai ka thyer konceptin laik që ka dominuar qeverinë që nga themelimi i republikës moderne turke në vitin 1923 nga Mustafa Qemal Ataturku.

Kritikët e kryeministrit janë të shqetësuar nga rrënjët e tij politike islamike dhe prirjet e tij gjithnjë e më autoritare. Vitin e kaluar, zoti Erdogan spastroi mijëra zyrtarë të policisë dhe prokurorë, duke rritur kompetencat e agjencisë së zbulimit dhe duke ndaluar qasjet në YouTube dhe Twitter, ndërsa luftoi hetimet për korrupsion që implikonin qeverinë dhe anëtarët e familjes së tij.

Parrulla e zotit Erdogan është “vullneti kombëtar, pushtet kombëtar”. Ai thotë se cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve të së dielës, Turqia nuk ka për të qenë ajo që është.

XS
SM
MD
LG