Lidhje

Turqi, Erdogan shtyn gjendjen e jashtëzakonshme


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e shtyu zyrtarisht me dekret gjendjen e jashtëzakonshme në vendin e tij, që u vendos pas grushtit të dështuar të shtetit. Ai tha se dekreti do të mbetet në fuqi, derisa në vend të vendoset “mirëqenia dhe paqja”.

Erdogan foli të dielën në Ankara para dhjetra mijëra përkrahësve të tij dhe anëtarëve të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim, që ishin mbledhur për rizgjedhjen e bashkëthemeluesit të Partisë në postin e kryetarit të partisë.

Gjendja e jashtëzakonshme e lejon Erdoganin dhe kabinetin e tij të lëshojnë dekrete pa miratimin e parlamentit, apo shqyrtim nga gjykata.

Njoftimi i sotëm dhe rikthimi i Erdoganti në postin e kryetarit të partisë vjen katër javë pas votimit me diferencë të ngushtë votash në një referendum kombëtar, që i zgjeroi së tepërmi kompetencat e Presidentit.

Ndërsa kritikët, si organizata të njohura të të drejtave të njeriut, argumentojnë se reformat e Erdoganit po krijojnë një sistem diktatorial në Turqi, Erdogan dhe përkrahësit e tij thonë se masat merren me synimin për t’iu kundërvënë terrorizmit dhe për fuqizimin e ekonomisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG