Lidhje

Turqi: Bastiset gazeta më e madhe e opozitës


Autoritetet turke në Stamboll kanë kryer një bastisje në redaksinë e gazetës më të madhe të opozitës, Zaman, në një valë aksioni kundër organeve të medias që mbështesin opozitën.

Protestuesit ishin mbledhur para hyrjes së gazetës në Stamboll dje, kur policia me pompa gazi lotsjellës dhe pompa uji, hyri në ndërtesë për të përzënë anëtarët e stafit dhe për të vendosur administratorë të besuar.

Kryeredaktori Abdulhamit Bilici i foli stafit para se policia të hynte në godinë, duke e quajtur të djeshmen, një ditë të zezë për demokracinë.

Ky veprim ishte pjesë e një fushate të qeverisë kundër gazetatëve të opozitës dhe klerikut opozitar mysliman Fethullah Gulen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG