Lidhje

Turqi: liria e shtypit në rrezik


Liria e Shtypit në Turqi është nën kërcënim serioz, sipas një koalicioni të grupeve të medias globale që sapo kanë përfunduar një mision urgjent në vend para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Stambolli.

Përkhrahësit e partisë AK në pushtet sulmuan zyrat e gazetës Hurriyet muajin e kaluar.

Sulmi erdhi pasi gazeta botoi një artikull, që simpatizantët e partisë thanë se përmbante gënjeshtra për Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Disa ditë më pas, një nga analistët e gazetës, u sulmua brutalisht para shtëpisë së tij.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, që organizoi misionin në Turqi thotë se janë ndërmarrë disa veprime tronditëse ndaj lirisë së shtypit:

“Ka pasur një shtim drastik të padive për shpifje apo çështje penale për fyerje nga ana e Presidentit gjatë vitit të fundit, veçanërisht muajt e fundit. Këto zhvillime kanë përkuar me shkarkime dhe bastitje në organet e medias”.

Gazetarët e agjencisë Dicle thonë se legjislacioni anti-terrorizëm është përdorur për të frenuar mbulimin e offensivës së qeverisë kundër separatistëve kurdë në lingo, të njohur si PKK.

Inked i Censurës me qendër në Londër thotë se në Turqi janë aktualisht më shumë se 20 gazetarë të burgosur.

Një prej tyre është shtetasi irakian, Mohammed Rasool që u ndalua së bashku me dy gazetarë britanikë që kishin njoftuar për përleshjet mes kurdëve dhe policisë. Dy britanikët janë deportuar:

“Por Mohammed Rasool është vetëm një shembull mes shumë gazetarëve të tjerë dhe punonjësve të medias që po burgosen thjesht se po bëjnë punën e tyre, që është raportimi i lajmeve dhe ky nuk është krim”.

Por redaktori i lajmeve të Daily Sabah, që konsiderohet gjerësisht si pro-qeveritare, thotë se kritikët e Turqisë nuk e kuptojnë relievin kompleks të medias:

“Ka një shkallë presioni, por kjo është kryesisht falë pronarëve të medias që kanë programe të ndryshme”.

Solmaz thotë se shumë shpesh, gazetarët e ngatërrojnë ndarjen mes gazetarisë dhe politikës:

“Shumica e gazetarëve në Turqi, veprojnë si aktivistë në vend që të bëjnë punën e tyre, thjesht të pasqyrojnë lajmet.”

Qeveria turke nuk e pranoi një ftesë për t’u takuar me delegacionin e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit. Kërkesa e Zërit të Amerikës për një reagim të qeverisë ndaj akuzave, nuk mori përgjigje.

XS
SM
MD
LG