Lidhje

Turqi, të paktën 345 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyrguri


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar tre ditë zie kombëtare, si dhe shtyu një vizitë një-ditore në Shqipëri.

Ekipet e shpëtimit në Turqinë perëndimore po kërkojnë për të mbijetuar pasi një shpërthim elektrik dhe një zjarr në një minierë qymyri shkaktuan të paktën 345 viktima, në një nga aksidentet më të rënda në minierat e vendit. Kompania e minierës thotë se afro 450 minatorë janë shpëtuar, ndërsa zyrtarët thonë se 120 besohet të jenë ende të bllokuar brenda minierës. Në qytetin e incidentit Soma filluan sot protesta të dhunshme, me shumë njerëz të zemëruar ndaj kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Kryeministri turk vizitoi sot qytetin Soma, pasi kishte deklaruar tre ditë zie kombëtare, duke shtyrë dhe vizitën një-ditore në Shqipëri, të planifikuar për sot.

Në qytetin e incidentit Soma filluan sot protesta të dhunshme, me shumë njerëz të zemëruar ndaj kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Kryeministri turk vizitoi sot qytetin Soma, pasi kishte deklaruar tre ditë zie kombëtare, duke shtyrë dhe vizitën një-ditore në Shqipëri, të planifikuar për sot.

Punëtorët e shpëtimit janë duke pompuar ajër të pastër në minierën e qytetit turk Soma, në jug të Stambollit, ndërsa përpiqen të nxjerrin qindra minatorët e bllokuar. Zyrtarët thonë se 787 njerëz ndodheshin brenda minierës, kur një njësi elektrike shpërtheu, duke shkaktuar një zjarr. Zyrtarët paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Presidenti turk Abdullah Gul ka urdhëruar guvernatorin e rajonit Manisa të mobilizojë të gjitha burimet në dispozicion për të ndihmuar në shpëtimin e minatorëve. Deri tani ekipet e shpëtimit kanë ndihmuar në evakuimin e qindra prej tyre.

"Xhaxhai im rezulton i humbur, ata ende nuk e kanë gjetur. Ka pasur lajme të mira, por jemi ende duke pritur. Kanë kaluar tashmë gjashtë ose shtatë orë dhe ende nuk dimë asgjë," tha një vajzë e afërme me një nga minatorët.

Autoritetet thotë se rreth 80 persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar tre ditë zie kombëtare si dhe shtyu një vizitë një-ditore në Shqipëri të planifikuar për sot, duke vendosur të shkojë në qytetin e ngjarjes, Soma.

Kryeministri Erdogan shprehu pikëllim pas shpërthimit vdekjeprurës.

"I lutemi Zotit për vëllezërit tanë që humbën jetën dhe shpresoj që ata që janë plagosur të shërohen sa më shpejt. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar në minierë e qymyrit për të shpëtuar personat e bllokuar. Disa nga vëllezërit tanë janë nxjerrë tashmë nga rrënojat ndërsa për të tjerët, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë. Shpresojmë që të shpëtohen edhe të tjerët," tha zoti Erdogan.

Minierat e qymyrit e Turqisë janë tejet të rrezikshme, duke bërë që disa parlamentarë të kërkojnë hetim për kushte të papërshtatshme sigurie.
XS
SM
MD
LG