Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për trupa në minierën në Turqi


Nga miniera e qymyrit në Turqi, ku pati zjarr dhe një shpërthim disa ditë më parë, janë nxjerrë trupa të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 301 vetë. Disa minatorë të tjerë ende nuk janë gjetur deri tani dhe mundësia që ata të mund të jenë gjallë është e vogël. Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz, thotë se mendohet që vetëm tre minatorë të tjerë nuk janë gjetur akoma.

“Ne u mblodhëm këtu për të ndarë hidhërimin me familjet e minatorëve në Soma dhe me popullin turk. Kjo është arsyeja e heshtjes sonë, në krahasim me netët e tjera.”

Por edhe pse filloi si një ceremoni solemne në Stamboll, u shndërrua në kaos mbrëmë, kur disa njerëz që refuzuan të largoheshin pas ceremonisë u përleshën me policinë.
Demonstrata ndodhi pasi u zbuluan gati një duzinë tjetër me trupa në minierën Soma, ndërsa kompania turke e minierave e mbrojti historinë e vet të sigurisë, mes kritikash në rritje pas shpërthimit dhe zjarrit.

“Nuk ka neglizhencë nga ana jonë në këtë incident. Ne të gjithë kemi punuar shumë. Unë nuk kam parë një ngjarje si kjo në 20 vitet e fundit. Kam punuar si inxhinier miniere për 20 vjet dhe 15 vjet për sigurinë e punëtorëve. Ne jemi një kompani që nuk do të lejonte t’i vinte në rrezik minatorët.”

Por pronari i minierës pranoi se dhoma e vetme e sigurisë së minierës ishin hequr. Dhoma ishte e furnizuar me oksigjen dhe e projektuar për të strehuar deri në 500 minatorë në rast fatkeqësie.

Ministri turk i Energjisë Taner Yildiz tha të premten, se pret që numri përfundimtar i të vdekurve nga aksidenti të jetë rreth 300 persona.

U tha se aksidenti i së martës në Soma ndodhi për shkak të mosfunksionimit në një transformator elektrik dhe është fatkeqësia më e madhe që ka ndodhur në një minierë qymyri në Turqi.

Zyrtarët e qeverisë dhe të kompanive të minierave thonë se pas aksidentit mundën të shpëtohen rreth 450 minatorë.
XS
SM
MD
LG