Lidhje

Pakica e trazuar turke


Autoritetet e qytetit të Stabollit kanë njoftuar shkatërrimin e një zone ku gjenden mijëra shtëpi banimi, për arsye siç thonë ata, se janë të pasigurta. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli se vendimi për rrëzimin ka shkaktuar zemërim sepse zona në fjalë është qendër e lëvizjes anti-qeveritare dhe strehë e një sekti fetar në pakicë.

Distrikti Okmeydani në Stamboll është qendër e protestave anti-qeveritare. Shumë mure janë të mbuluara nga mbishkrime që kritikojnë kryeministrin Recep Tayyip Edogan. Po ashtu në mure janë shkruar edhe emrat e atyre që kanë vrarë nga forcat e sigurisë.

Por banorët përballen me një kërcënim tjetër. Partia në pushtet AK e ka cilëzuar zonën si të rrezikuar nga termetet dhe kanë dhënë urdhër për rrëzmin e ndërtesave. Për shitësin Hasan, nuk ka dyshume se çfarë fshihet pas këtij vendimi.

“Ai thotë se është një lëvizje e tëra politike sepse kryeministri kërkon të prishë strukturën e shoqërisë këtu. Në këtë mjedis aktual politik, thotë ai, qeveria e shikon këtë vend dhe popullsinë Alevite që jetojnë këtu si armike dhe që përbëjnë kërcënim.”

Distrikti Okmeydani është stehë për shumë Alevitë, që ndjekim një formë progresive të fesë Islame që lejon gratë dhe burrat të luten së bashku dhe nuk u kërkon grave që të mbulojnë kokën me shami.

Tradicionalisht, shumë alevitë, që përbëjnë një të pestën e popullsisë në Turqi, mbështesin qendrën e mjatë të partive politike. Analistët thonë se është e rastësishme që dhjetëra njerëz të vrarë nga forcat e sigurisë gjatë trazirave politike, ishin alevitë. Por ata thonë se koincidenca po rëndon dyshimet e thella të sektit nga partia AK në pushtet dhe mbështetësit e tyre, që janë myslimanë të devotshëm suni. Profesori Istar Gozaydin me Universitetin Dogus në Stamboll, thotë se grindjet aktuale politike po nxisin tensionet e lashta.

“Në sytë e myslimanëve suni, alevitët janë heretikë. Alevitët kanë përjetuar mizori dhe diskriminime të ndryshme. Fatkeqësisht, kjo po vazhdon edhe sot.”

Tensionet janë në rritje ndërkohë që presidenti turk përgatitet për fushatën politike. Ai pritet të kandidojë për të mbajtur postin e presidentit në zgjedhjet e muajit gusht. Kritikët e akuzojnë atë për përdorim gjithnjë e në rritje të gjuhës sektare për të siguruar mbështetjen mes besimtarëve dhe lënë të kuptohet se alevitët janë pjesë e një komploti kundër tij.

Si kundërpërgjigje, mijëra alevitë kanë mbushur rrugët e Stambollit duke protestuar paragjykimet dhe dhunën policore. Kjo mësuese thotë se është e shqetësuar se partia AK po e zhyt vendin në një polarizim fetar.

“Ndjehem se nuk i përkas këtij vendi. Qeveria do që ne të jetojmë sipas mënyrës së saj. Disa myslimanë konservator nuk i duan alevitët. Alevitët janë masakruar në këtë vend. Dhejtëra dhe qindra janë vrarë. Kam frikë se kjo do të ndodhë edhe me ne.”

Qendra Diyanet administron besimin mysliman në Turqi. Zëvendës shefi i qendrës, Mehmet Pacaci, thotë se tensionet duhet të konfrontohen.

“Aktualisht qendra Diyanet do të ketë rolin për zbutjen e tensioneve. Padyshim ka tensione dhe steriotipe. Ka ide të gabuara nga të dy anët. Ndaj ka shumë për t’u bërë dhe do të gjejmë një rrugë për të zgjidhur këtë problem.”

Protestat masive vitin e kaluar u provoluan nga një plan për ri për rizhvillimin e parkut Gezi dhe tani shtëpitë e alevitëve janë në prag të prishjes. Fushë beteja e rradhës e Turqisë mund të jetë distrikti Okmeydan.

XS
SM
MD
LG