Lidhje

Anketa: Turqit kanë pikëpamje negative për amerikanët


Afro gjysma e banorëve turq ka pikëpamje negative për Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi të kryer nga organizat Gallup, me porosi të Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet Ndërkombëtare, organizata që mbikqyr Zërin e Amerikës. Turqit gjithashtu u dhanë Shteteve të Bashkuara një vlerësim më të lartë për shkollat dhe mundësitë për bizneset sesa për harmoninë ndër-racore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Vetëm 12.4 për qind e të anketuarve thanë se kishin mendim të favorshëm për Amerikën, ndërsa 29.8 për qind thanë se kishin mendim pjesërisht të favorshëm. 33 për qind nuk i shohin Shtetet e Bashkuara aspak në dritë të favorshme dhe 14 për qind thane se i shohin disi në dritë të pafavorshme. Vetëm 12 për qind thane se nuk e dinin, ose refuzuan të përgjigjen.

Anketa u krye vitin e kaluar por u bë publike këtë javë, disa orë pasi Presidenti Donald Trump pati telefonatën e pare me Presidentin turk, Tayyip Erdogan.

Në sondazhin e Gallupit, Rusia shihej në një dritë edhe më negative sesa Shtetet e Bashkuara, me 44.1 për qind që e shohin në mënyrë shumë të pafavorshme, krahasuar me 33 për qind që ishte kjo shifër tre vjet më herët, ndërsa 18 për qind e shihnin “disi në mënyrë të pafavorshme”, mes tensioneve lidhur me rolin e Moskës në Siri dhe rrëzimin e një avioni luftarak rus nga Turqia, pasi ai hyri në hapësirën ajrore turke në nëntor 2015.

XS
SM
MD
LG