Lidhje

Zyrtarët turq: Një gazetar saudit është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll


Zyrtarët turq kanë arritur në përfundimin se një gazetar saudit që kishte banuar në mërgim të vetëimponuar në Shtetet e Bashkuara, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll javën e kaluar, kur kishte shkuar për të marrë një dokument që i duhej për t’u martuar.

Megjithatë zyrtarët sauditë thonë se akuzat janë pa bazë.

E fejuara e Jamal Khashoggit, që po priste për të jashtë konsullatës të martën, thotë se ai nuk doli më nga ndërtesa.

Khashoggi, një shtetas saudit dhe bashkëpunëtor i gazetës Washington Post, shkoi në mërgim vitin e kaluar kur autoritetet saudite filluan të shtypin zërat e disidentëve. Gazetari kishte qenë kritik ndaj Princit saudit, Muhammad bin Salman.

I pyetur për njoftimet se gazetari ishte vrarë në konsullatën saudite, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “nuk mund t’i konfirmojmë këto njoftime, por po e ndjekim me vëmendje situatën”.

Fred Hiatt, drejtori i faqes së editorialeve të gazetës Washington Post than në një deklaratë se “nëse njoftimet për vrasjen e Jamalit janë të vërteta, është një veprim monstruoz dhe i paimagjinueshëm”.

Hatice Cengiz, e fejuara turke e Khashoggit i tha gazetës New York Times se zyrtarët turq nuk ia kanë konfirmuar vdekjen e tij. Ajo i tha gazetës se nuk mund të imagjinojë se si mund të ndodhë një incident i tillë në Turqi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG