Lidhje

Turqia thotë se do të intensifikojë rolin e saj në Siri


Turqia thotë se do të ketë një rol më aktiv në Siri gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të parandaluar përçarjen e vendit në vija etnike, njoftoi të shtunën kryeministri Binali Yildirim.

"Gjakderdhja duhet të ndalet. Foshnjat, fëmijët, njerëzit e pafajshëm nuk duhet të vdesin. Për këtë arsye, Turqia do të jetë më aktive në përpjekjet për të ndalur rrezikun e keqësimit të situates në gjashtë muajt e ardhshëm”, u tha ai gazetarëve.

Zoti Yildirim shtoi se presidenti sirian, Bashar al-Assad nuk ka rol në të ardhmen e Sirisë, por se bisedimet me të mund të jenë të nevojshme gjatë një periudhë tranzicioni, pasi “ai është një nga aktorët sot, duam apo s’duam ne”.

'Kryeministri turk shprehu shqetësim për ndasitë etnike, shkaktuar nbga lufta pesëvjeçare në Siri, ku grupet kurde kanë krijuar rajonet e tyre dhe here pas here luftojnë me shumicën arabe në Siri.

Turqia po lufton ekstremistët e Partisë Kurde të Punëtorëve dhe është e shqetësuar për pushtetin në rritje të kurdëve në kufi, duke kundërshtuar çdo lëvizje për pavarësi ose autonomi.

Kryeministri turk tha se ka besim se Irani, shtetet arabe, Russia dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Zoti Yildrim mohoi zërat se Turqia do të lejonte Rusinë që të përdorë bazën ushtarake të Incirlikut që përdoret aktualisht nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.

Ai përsëriti gjithashtu se Ankaraja do që Uashingtoni të përshpejtojë procedurën kundër klerikut mysliman Fetullah Gulen, që jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara, të cilin e akuzon për grushtin e shtetit që shkaktoi vdekjen e 200 vetëve.

'Një delegacion nga Departamentet e Drejtësisë dhe të Shtetit do të udhëtojnë në Ankara për të diskutuar kërkesën për ekstradim, i tha agjencisë Reuters një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, por pa dhënë datë.

Nënpresidenti Joe Biden pritet të shkojë në Turqi të mërkurën, e para vizitë e një udhëheqësi perëndimor në Ankara që nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik.

XS
SM
MD
LG